Në qytetin e Elbasanit është përkujtuar sot 77 vjetori i çlirimit të qytetit. Në një ceremoni të organizuar për të nderuar ata të cilët dhanë jetën për çlirimin e atdheut aktorë të politikës ,drejtues vendor si dhe antarë të familjeve dëshmore zhvilluan homazhe pranë Lapidarit të Brigadës së XV Sulmuese.
Kryebashkiaku Gledian Llatja nderoi emrat e të gjithë atyre që humbën jetën duke luftuar për çlirimin e qytetit si dhe velërsoi kontributin e antarëve të organizatës nacional çlirimtare që luftuar për çlirimin e qytetit. Janë përafërsish 136 dëshmorë që kanë rënë në luftë për çlirimin e Elbasanit
Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë edhe përfaqësues të familjes së dëshmorëve të cilët nderuat kujtimin e të afërmve të tyre . nUk munguan as qytetarët elbasanas që iu bashkuan ceremonisë për të vlerësuar kontributin e të parëve dhënë në luftën për çlirimin e qytetit.