1 vit pas ndarjes nga jeta

Në ambientet e teatrit Skampa është zhvilluar një koncert memorial në nderim të artistit elbasanas Astrit Lopari një vit pas ndarjes së tij nga jeta.

Ky aktivitet erdhi si një nderim ndaj kujtimit të profesorit dhe njeriut të artit që ja kushtoj veprimtarinë e jetës së tij shkollës artistike “Onufri“ për të ngritur lart brez pas brezi artistët e qytetit tonë. Në këtë memorial ishin të ftuar Miqtë, Kolegët dhe Dashamirësit e tij.

Kjo Mbrëmje Muzikore në Nderim të Figurës e Kontributit 50 Vjeçar në Arsim & Kulturë të Profesorit Loparit u organizua nga nxenesit e shkolles Onufri me rastin e përvjetorit të parë të largimit nga Jeta por jo nga zemrat e tyre.