Pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të shtunën herët në mëngjes, në Dijarbakir të Turqisë.

Sipas medieve të huaja, autobusi me pasagjerë u përmbys në në rrugë në “Dijarbakır”. Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe Policia, ndërsa kanë bërë të mundur transportimin e të plagosurve në spital.

Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit duke rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.