Një jaht është përmbytur herët mëngjesin e sotëm në bregdetin e Zvërnecit në Vlorë.

Bëhet me dije se fatmirësisht 2 turistët italianë që ndodheshin në jaht kanë arritur të shpëtojnë.

Kanë qenë forcat e shpëtimit të cilat sapo kanë marrë njoftimin janë afruar pranë jahtit dhe kanë shpëtuar turistët.

Nuk dihet ende se çfarë ndodhi që jahti u përmbyt, duke u rrezikuar jetën italianëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.