Një 27-vjeçar me inicialet F.M është ndaluar nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, pasi është kallëzuar nga një 18-vjeçare për përndjekje, gjatë një periudhë 2-vjeçare.
Njoftimi i Policisë: Gjirokastër
Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, vihet në pranga 27-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin F. M., 27 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në këtë Komisariat, është paraqitur bashkë me një gazetare të emisionit investigativ “Piranjat”, një shtetase 18 vjeçe, e cila ka kallëzuar se 27-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore 2-vjeçare.
Materialet në ngarkim të shtetasit F. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Policia falënderon mediat për bashkëpunimin dhe i fton që të denoncojnë në strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe ligjor