Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Mësohet se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë. Burime bëjnë me dije se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend pa mundur te marre mjekim ne spital.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se adoleshentët e përfshirë në sherr janë të moshave 14 dhe 15 vjeç. Sakaq, bëhet me dije se Fatjon Bici është qëlluar me thikë në zemër, godtije kjo fatale që e la të vdekur në vend.

Marko Liçi 15 vjeç dhe Fatjon Bici, të dy 15 vjeçarë janë kushërinjë me njëri tjetrin.

Sipas burimeve konflikti ka filluar 2 javë më parë tek një kënd lojrash në Gramsh për shkak të rrjeteve sociale por nuk është mbyllur konflikti ku sot dy kushërinjëve i kanë dal përsëri në sulm 4 personat e tjerë.

“Gramsh/Informacion shtesë

Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. L., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.”, thuhet në njoftimin e përditësuar të Policisë.

Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.