Një 61 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në qytetin e Elbasanit.

Arrestimi i shtetasit A.B., banues në këtë qytet, është bërë pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një vajzë 34-vjeçare.

Njoftimi i policisë/ Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagranc shtetasin:

A.B., 61 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 34 – vjeçaren.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel