Aksident në autostradën Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes Benz” me targa AA 566CR dhe një “Reno Clio” me targa Italiane GC131XP.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 8 persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Fierit.

Burime pranë këtij spitali pohojnë se po monitorohet gjendja e të lënduarve, të cilët ndodheshin në të dy automjetet.

Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër, të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet. 

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë mbërritur pranë vendit të aksidentit dhe po hetojnë për shkaqet e tij.