Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Bëhet e ditur se policia ka vënë në pranga Ruzhdi Takën, 38-vjeçar, banues në Tiranë pasi ka përplasur me makinë një 51-vjeçare.

Për fat të keq, gruaja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

NJOFTIM

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– E. S., 42 vjeç, R. Z., 55 vjeç, E. S., 25 vjeç, L. Xh., 34 vjeç, D. C., 40 vjeç dhe V. Gj., 20 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;

– R. T., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen Sh. A., 51 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.