Policia ka vënë në pranga Juxhino Todin, të riun i cili disa ditë më parë i shpëtoi atentatit të punonjësit të policisë së “Delta Force”. I riu ka qenë duke konsumuar kafe në qendër të qytetit, kur forcat shqiponja dhe oficerë të krimeve rrethuan lokalin për ta arrestuar.

Ngjarja u regjistrua më 29 prill në qytetin e Vlorës në lagjen ’10 Korriku’, ku Juxhini, djali i kryeplakut të Kaninës, Astrit Aliajit, u përplas me armë zjarri me Lisien Myrtajn, me detyrë efektiv policie pranë repartit ‘Delta’ pas sherrit për një vajzë.

Kujtojmë se për Myrtajn Gjykata caktoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, por disa ditë më parë e liroi, pasi rezultoi se kishte qëlluar në drejtim të Todit për vetëmbrojtje me armën e shërbimit.