Me ardhjen e 1170 dozave nga kompania Pfizer, 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës. Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook.

Po ashtu, Manastirliu shkuan se vijon vaksinimi i stafeve mjekësore që janë drejtpërdrejtë të ekspozuar ndaj virusi në spitalet Covid.

“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve #COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa #vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë,” shkroi ministrja në Facebook.

Dozën e dytë të vaksinës së Pfizer e mori të martën edhe kryeministri Edi Rama.

Abc