Piloti italian Dario Costa shkroi një kapitull të ri në historinë e aviacionit duke fluturuar me një aeroplan përmes dy tuneleve rrugore në Autostradën Veriore Marmara të Turqisë.

Costa kaloi përmes tuneleve me shpejtësi mesatare prej 245 km/orë, duke vendosur një rekord botëror.  Piloti i guximshëm fluturoi me më pak se një metër mbi tokë duke përshkruar 2.26 km.Fluturimi përmes tuneleve T1 dhe T2 zgjati gjithsej 44 sekonda. “Nuk kisha fluturuar brenda një tuneli – askush se ka bërë këtë – ishte një pikëpyetje e madhe nëse gjithçka do të shkonte siç ishte parashikuar. Për mua, është një ëndërr tjetër e realizuar.“, tha ai. /abcnews.al