Më shumë se 750 familje të komunitetit Rom në Drizë të qytetit Fier jetojnë mes shumë vështirësive ekonomike ,problemeve të shumta por më indinjuese për ta është neglizhenca e bashkisë që flet në emër të këtij komuniteti e ndërmerr projekte.

Ditën e sotme familjet e përfshira në projekt miratuar në vitin 2009, janë shprehur për Fax News të indinjuar pasi akoma nuk është marrë zbatiomi në terren. Janë vetë banorët e këtij komuniteti që shprehen të indinjuar për këtë neglizhencë nga bashkia.

Ata shprehen se projekte të shumta merren në emër të komunitetit Rom por asnjëherë nuk gjejnë zbatim konkret në terren.Dhe ish kryeplaku Isuf Alushi shprehet se letra dhe të dhëna merren gjithmonë nga grupe pune në terren por gjithmonë këta banorë mashtrohen .

Gjithashtu ditën e sotme një zë ligjore deklaratës së banorëve ju ka dhënë edhe përfaqësuesi i tyre Panajot Alushi i cili bën thirrje për reagim nga bashkia Fier pasi mund tiu rikthehen protestave .

Komuniteti Rom në Fier vijon të mos këtë përkrahje në arsim, përkrahje sociale, banesa e plotësimin e kushteve minimale të jetës.