Fermerët e Elbasanit duket se nga viti në vit janë duke hasur në vështirësi sa I takon sigurimit të tregut për produktet e tyre. Sipas fermerëve të fshatit Papër në bashkinë e Elbasanit ky është viti më I keq sa I takon bujqësisë. Kjo zonë mbahet për kultivimin e pjeshkëve por fermerët thonë se këtë vit çmimi I pjeshkës është shumë I ulët. Më I larti arrin në 30 lekë për kg. Sipas tyre në vendin tonë nuk ka treg për këtë kulturë bujqësore e ndërsa gishitin për dështimin e sezonit e drejtojnë edhe nga qeveria shqiptare që nuk e subvencionon fermerin në një kohë kur cmimi I naftës dhe plehrat kimik janë rritur 3-fish.Këtë sezon ata thonë se nuk kanë arritur të nxjerri as gjysmën e shpenzimeve .

Një tjetër problem për fermerët e qarkut të Elbasanit është edhe mungesa e fuqisë puntore. Sipas Aqifit të rinjtë kanë ikur jashtë vendit ndaj ai edhe pse është 72-vjeç është detyruar të punoj vetë në bujqësi.

Aqif Teri prodhon rreth 15 ton pjeshkë por  mungesa e tregut dhe rritja e çmimeve të imputeve bujqësore po e detyron këtë fermer që të heq dorë nga kultivimi I tyre.