“Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Një 37-vjeçar është plagosur me thikë paraditen e sotme në zonën e Astirit në Tiranë. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me disa persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë po punohet për kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia