Home AKTUALITET Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Autori ende në arrati fsheh familjen e...

Vrasja e shqiptarit brenda “Porche”! Autori ende në arrati fsheh familjen e tij nga frika e hakmarrjes

16

GJERMANI– Detaje të reja vazhdojnë të zbulohen nga vrasja e 30-vjeçarit Armin Neziri në Hanover të Gjermanisë nga Rinor.Z. Autori i vrasjes i cili ende ndodhet në arrati ka fshehur familjen e tij nga frika e hakmarrjes.

Sipas avokatit të tij, Rinor Z. e njihte viktimën Armin Neziri, për të cilin thotë se ka qenë i përfshirë në trafikim droge dhe prostitucion. Ndërsa sipas avokatit, klienti i tij ndjehej i kërcënuar nga Neziri, të cilin thuhet se e kishte raportuar më parë për një sherr ku Neziri kishte dhunuar Rinorin dhe i kishte thyer 4 dhëmbë. Viktima Armin Neziri, u qëllua me armë zjarri në kryqëzimin e rrugës teksa ndodhej brenda automjetit të tij “Porsche Cayenne.”