Policia e Durrësit ka arrestuar orët e fundit 2 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Një prej të ndaluarve është nga qyteti i Shijakut, A.Ç, 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi më 2 prill kishte goditur me thikë një 21-vjeçar, banues po në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak ndaluan shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 02.04.2021, pas një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. K., 21 vjeç, banues në Shijak, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë”, njofton Policia.

Ora news