Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë të premte në Fier. Policia bën me dije se  ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ku pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç.

Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarje shtetas U.S. 50 vjeç.

Fatmirësisht 40 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al