Duke iu përgjigjur kundërshtarëve të reformës në Drejtësi, ambasadorja Yuri Kim dha një mesazh për rëndësinë e saj teksa theksoi se askush nuk është mbi ligjin. Kim deklaroi se duhet të vazhdojë puna të ndaluar korrupsionin dhe kjo është detyrë e vetë shqiptarëve.

“Shqipëria ka bërë progrese dhe qytetarët po shohin rezultatet e këtyre përpjekjeve. Institucionet janë tashmë funksionale. Nuk ka rëndësi sa i fuqishëm është. Askush nuk është mbi ligjin. Varet nga ju për të treguar se kjo është e vërtetë dhe do jetë e vërtetë. Po luftohet korrupsioni.

 Disa nuk kanë dashur që kjo të ndodhë. Duhet të vazhdojë puna për të ndaluar korrupsionin. Është detyra e shqiptarëve dhe jo të huajve ta bëjnë këtë. Është koha që shqiptarët të kenë besim. Kërkohet drejtësi. Keni bërë një punë të mirë por duhet ende shumë punë për të bërë. Është një moment kritik”, deklaroi ajo.

Ajo shprehu mbështetjen e SHBA, ndërsa shtoi se tashmë është koha për të festuar për arritjet e këtyre 5 viteve dhe të vazhdohet përmirësimi për sukses të mëtejshëm.

 “SHBA ju mbështet dhe dëshiron të shohë punën tuaj në vijim. E kemi mbështetur reformën në drejtësi që në fillim dhe do jemi me ju deri në fund. Dua të theksoj se përpjekje për reformën në drejtësi kanë filluar që në administratën e Obamës dhe vazhdon edhe sot nga Biden, Është koha e duhur të festojmë sepse është arritur shumë.

Është koha e duhur për të parë përreth për të parë se çfarë mund të përmirësojmë. Le të vazhdojmë të përmirësohemi që të vazhdojë suksesi i mëtejshëm. Është koha e duhur për një diskutim për 5 vitet e ardhshme. Shqiptarët duhet të vazhdojnë të përkrahin reformën. Ata nuk munden më të vjedhin nga shqiptarë. Është koha të tregojmë që drejtësia do mbizotërojë në Shqipëri”, tha Kim. m.v/abcnews.al