Një konflikt i ashpër ka ndodhur në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales në aksin rrugor Lezhë–Milot.
Pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësit e karburantit 61-vjeçari me inicialet N.S dhe 52-vjeçari me inicialet K.R janë përleshur me 37-vjeçarin me inicialet M.M, nga Kosova.
37-vjeçari, si pasojë e lëndimeve është dërguar në spital, ndërsa 2 punonjësit janë shoqëruar në polici.
Konflikti, ka shkaktuar dëme në ambientet e karburantit, sikurse dhe në mjetin e 37-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Konfliktohen fizikisht dhe me mjete të forta te një karburant, duke i shkaktuar njëri-tjetrit dëmtime fizike si dhe duke dëmtuar edhe ambientin përreth, shoqërohen nga policia të dyja palët.
Në ambientet e një karburanti në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, janë përfshirë në konflikt fizik dhe me mjete të forta, shtetasi kosovar M. M. 37 vjeç me dy shtetas shqiptarë ( punonjës te karburanti) N. S. 61 vjeç banues në Lezhë dhe K. R. 52 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar fizikisht shtetasi kosovar M. M. i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i shoqëruar nga patrulla e policisë, ndërsa shtetasit N. S. dhe K. R. janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë.
Gjithashtu, gjatë konfliktit, nga këta shtetas janë dëmtuar edhe ambientet e zyrës së qëndrimit të punonjësve të karburantit si dhe automjeti i shtetasit kosovar.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve dhe sqarimit të situatës, do të jepet një njoftim i dytë sqarues.