Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Tetovës ku kërkojnë drejtësi për viktimat të cilët humbën jetën në flakët e zjarrit në spitalin Covid.

Ata kanë shprehur revoltën e tyre para godinës së Komunës së Tetovës dhe i kanë bërë thirrje qeverisë të japë dorëheqjen.

Përpos dorëheqjes së qeverisë, qytetarët kërkojnë dhe atë të kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

“Ne kërkojmë nga këtu që edhe kryetarja e komunës së Tetovës, por edhe Qeveria e krimit dhe korrupsionit të përgjigjet para publikut dhe të jap dorëheqje”, tha një nga organizatorët.
Kujtojmë se disa ditë më parë spitali Covid në Tetovë u përfshi nga flakët ku fatkeqësisht humbën jetën 14 pacientë dhe 12 të tjerë mbetën të plagosur.