Leo Messi këtë verë u largua nga Barcelona dhe është bashkuar me PSG. Në media ëshët folur shumë për një kalim të argjentinasit në MLS tek Inter Miami.

Drejtuesit e klubit amerikan nuk e kanë fshehur kurrë dëshirën për ta transferuar yllin e sulmit, të konsideruar si një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

Së fundmi në lidhje me kalimin e Messit tek Inter Miami është ngacmuar edhe Gonzalo Higuain, i cili pjesë e skuadrës që garon në MLS.

Në intervistën e dhënë për ESPN, Higuain fillimisht tha: “Mos më fut në telashe. Nuk e kam idenë nëse Leo mund të vijë në Miami apo jo”.

Më tej ai shtoi: “Kam edhe një vit kontratë, kurse Leo ka nënshkruar për 2 apo te vite me Parisin. Klubi e do atë, le të shohim. Në fund të kontratës do të pushoj, larg futbollit dhe gjithçkaje tjetër”.