Home ELBASANI SOT PLEHRA KUDO NË ELBASAN Sjellin shqetësim për qytetarët

PLEHRA KUDO NË ELBASAN Sjellin shqetësim për qytetarët

63

Jo vetëm në brëndësi të qytetit por gjithashtu edhe përgjatë aksit nacional Elbasan- Librazhd vështirë mos të të bien në sy kontinieret me mbeturina të cilat duken se kanë ditë pa u pastruar . Jo vetëm qytetarët të cilët jetojnë në këto zona të ndotura por gjithashtu edhe drejtuesit e automjeteve nuk ngurojnë të hedhin mbetjet nga dritaret e tyre afër ketyrë kontinierëve pasi sipas tyre e gjithe zona është me mbeturina dhe se sdo përbënte problem hedhja në kete menyrë.

Papërgjeshmëria e tyre zbehet disi nga fakti se këto kontenierë janë të tejmbushur ndaj edhe ata shfajsohen. Banorët e zonës thonë se kjo situatë I shqetëson tej mase pasi është e përsëritur. Jashtë kameras të tjerë qytetar thonë se për ditë me rradhe kontinierët janë plot me mbeturina dhe se përvec pamjes ato ndihen të frikësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve për ta era e keqe dhe papastërtia është bërë e padurueshme dhe kërkojnë një zgjidhje sa më shpejtë të jetë e mundur .