28 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa aktualisht janë katër vatra aktive. Flakët janë aktive në fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, ku në orët e para të mëngjesit janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.