Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në malet e Dukagjinit, ku efektiv i policisë së komisariatit Shkodër ka rënë në humnerë.

Bëhet me dije se ishte duke u zhvilluar një operacion anti-kanabis në malet e Dukagjinit, ku një efektiv në terrenin e vështirë të Dushmanit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në humnerë.

Edhe pse kolegët i kanë ardhur menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur që ta nxjerrin efektivin.

“A2” raporton se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin me iniciale Rr.F nga humnera, pasi terreni është tejet i vështirë.

Nuk dihet sesi paraqitet gjendja shëndetësore e policit.