Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, teksa raportohet që një 60 vjeçar të ketë ndërruar jetë ndërkohë që po lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 të plazhit apo siç njihet ndryshe si zona e Plepave në orën 12:55. Ndërsa deri më tani, nuk dihet identiteti i viktimës. Pritet që detaje të reja të zbardhen më tej.

Durrës/Informacion paraprak:

Më datë 30.06.2021, në orën 12:55, në lagjen nr. 13, Plazh, është mbytur duke u larë në det, një shtetas rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e shtetasit të mbytur.

fax