Astronomët kanë zbuluar një objekt “vërtet të çuditshëm” 4000 vite dritë larg nga Toka, thuhet në një studim të publikuar nga revista Nature, sipas të cilit, ai zhduket nga pamja çdo një minute dhe lëshon një shpërthim gjigant valësh radiofonike tre herë në një orë.

Për herë të parë, objekti misterioz u pikas nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty, kur po vëzhgonte qiellin në Australinë Perëndimore.

“Është emocionuese që burimi të cilin unë e identifikova vitin e kaluar, rezultoi një ishte diçka kaq e veçantë” tha O’Doherty në një deklaratë për shtyp. Ky objekt i paidentifikuar pulsues, për të cilin astronomët thonë se është ndryshe nga çdo gjë tjetër që kanë zbuluar deri më sot, dërgon një rreze masive rrezatimi dhe çdo 20 minuta, bëhet një nga më të shndritshmit në qiell. Ai gjithashtu rrotullohet dhe zhduket në interval dy minutëshe.

Është mjaft më i vogël se Dielli jonë, por ndriçon më fort dhe lëshon valë radiofonike shumë të polarizuara. Impulse të tilla tregojnë ekzistencën e një fushe magnetike “jashtëzakonisht të fortë” , ç’ka bën që mund të përputhet me një objekt astrofizik të parashikuar, por që nuk është vërtetuar kurrë se ekziston.