Mungesa e sigurisë për te ardhmen si dhe perspektiva për tu integruar në tregun e punës po bën që të rinjtë të largohen dita-ditës nga qarku i Elbasanit.
Në Librazhd të rinjtë thonë se pas mbarimit të studimeve janë të detyruar të ikin pasi nuk gjejnë punë.
“Normal që kam qejf ta vazhdoj këtu dhe pastaj të iki jashtë shtetit për një jetë më të mirë.”

Edhe prindërit i mbështesin.
“Nuk ka perspektivë, Gjermania i ka mbledhur t gjithë. Duke ikur përdit, po presin sa të hapen kufijtë.”
Largimi nga Shqipëria nuk është çështje dëshire për ta.
“Jo, varet sipas punës. Në qoftë se do ketë vende pune normal që Shqipëri, por që janë larguar goxha për shkak të ekonomisë.”
Gjatë dy dekadave të fundit qarkut të Elbasanit i janë larguar rreth 92 mijë banorë.

Egnatia news