Home SHOWBIZ “Po vijmë të të nxjerrim nga burgu”- Madonna i del në krah...

“Po vijmë të të nxjerrim nga burgu”- Madonna i del në krah Britney Spears pas akuzave se vuan nga probleme të shëndetit mendor nga konservatorizmi

19

Madonna ka mbështetur Britney Spears nëpërmjet një deklarate emocionuese në Instagram, ku denoncon kujdestarinë e këngëtares dhe kërkon lirinë e saj.

Mbretëresha e popit, e cila bëri një duet me Spears në 2003-in, shprehu e irrituar kufizimet nën të cilat Spears ka jetuar për më shumë se një dekadë, shkruan “People”.

Jepi kësaj gruaje jetën e saj përsëri“,- tha Madonna. “Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave me shekuj. Kjo është shkelje e të drejtave të njeriut! Britney po vijmë të të nxjerrim nga burgu!“, shtoi ajo.

Pra Madonna, ashtu si dhe shumë këngëtarë të tjerë, i është bashkuar lëvizjes #FreeBritney, pas dëshmisë së saj tronditëse në gjykatë muajin e kaluar në të cilën ajo i tha gjykatës se ishte “traumatizuar” dhe bëri thirrje që babai i saj, Jamie Spears, të futet në burg.

Nga ana tjetër, Jamie i ka kërkuar Gjykatës që të verifikojë pretendimet e Spears, pasi sipas tij, ato nuk janë të vërteta.

panorama