Një ndër këngëtaret me të komentuara dhe të përfolura në median rozë është padyshim Ronela Hajati.

Ditë më parë, artistja publikoi këngën më të re “Aventura”, të cilën kishim kohë që e prisnim. Ronela kishte gati 1 vit që e kishte paralajmëruar publikimin e saj, por kënga u shty për më vonë për shkak të pandemisë.

Ky projekt muzikor u prit shumë mirë nga fansat e këngëtares, të cilët shprehen të bindur se “Aventura” do i shoqërojë kudo gjatë kësaj vere.

Së fundmi, ajo ka paralajmëruar se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor të titulluar “Alo”. Artistja ka zbuluar se kënga do të publikohet në datën 20 qershor dhe do të vijë në bashkëpunim me Vig Poppën.

“20 QERSHOR- “ALO”, do të publikohet kënga e katërt e albumit tim “Rron”. Vig Poppa shume kenaqesi te punosh me ty”,shkruan ajo.

icon style