Detaje të reja nga ngjarja e “ngacmimit seksual” të Pogradecit : Burime konfirmojnë se i arrestuari është shtetasi Adriatik Haxhillari, me profesion drejtor në shkollën 9 vjeccare të fshatit Stropckë.

Sipas informacioneve të marra nga Fax News ngacmimi ndaj minoreneve ka filluar 2 javë më parë. Ka qenë policia e Pogradecit ajo që në bazë të informacioneve ka mundur të zbërthejë në prani të psikologeve dy vajzat e mitura të cilat kanë pranuar se drejtori u ka bërë shenja gjatë mësimit. Po ashtu, ai u ka dërguar sms ngacmuese në orët e natës.

Vajzat e mitura nuk kanë treguar në familje dhe as kanë denoncuar, por policia ka mundur ti bindë për të treguar se ccfarë kishte ndodhur. Pritet që autori të dalë para gjykatës ditët në vijim për të marrë masën e sigurisë për veprën penale “ngacmimi seksual”. Ndërkohë mësohet se drejtori është pezulluar nga puna.

Burime për Fax News bëjnë me dije se shkolla ka qenë në dijeni të ngjarjes dhe mësimi është bojkotuar ditën e hënë.