Njoftimi i policise:
Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u arrestua në flagrancë shtetasi A. N., 49 vjeç, banues në Fier pasi në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” duke drejtuar automjetin tip “Iveco” ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. L., 50 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në aksin rrugor Fier-Patos, një automjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin E. Xh., 36 vjeç, banues në Mallakastër i cili ishte duke udhëtuar me një motomjet dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.