Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit nr. 3 në Tiranë

Burime bëjnë me dije se një efektiv policie me iniciale L.Z. ka plagosur me armë zjarri kolegun e tij C.S.

Ky i fundit është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën, ku është futur në sallën e operacionit.

Ndërkohë autori është mbajtur në komisariat ku po merret në pyetje nga kolegët e tij në lidhje me rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.