Policia ka arrestuar 6 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Në prangat e ‘uniformave blu’ ranë shtetasi me iniciale: Rr. H., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë e ftohtë. Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. L., 52 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

B. S., 38 vjeç dhe Sh. I., 48 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur ;

B. L., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

Xh. H., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel