Policia ka ndërhyrë në një incident të ndodhur në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të “Kino ABC”.

Disa persona të dyshimtë janë përplasur me punëtorët e “Prishtina Parking”.

Në momentin kur të personat janë përleshur me ta, oficerët e policisë kanë arrestuar disa nga të dyshuarit.

Gjatë arrestimit u gjetën thika dhe lëndë narkotike të llojit “Marihuanë”. Të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat nga njësitë përkatëse për të vazhduar më tej me hetimin e rastit.

Ndër të arrestuarit janë disa nga ish-konkurrentët e një programi televiziv, “It’s my love”. Mësohet se një prej të arrestuarve në këtë rast është Berati.

Berati i “It’s my love” është raportuar edhe më parë për probleme me ligjin.