Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar Lorna Hysi këngëtarja me pasionin për astrologjinë. Ajo me kërkesë të moderatoreve u ka lexuar atyre nga një letër Tarot, por surpriza ishte pikërisht Armina.

Lorna është shprehur se do të ndodhin ndryshime rrënjësore në jetën e saj, të cilat mund të jenë edhe pozitive si për shembull ndryshim statusi.

Në këto momente Armina ka folur dhe për dasmën e saj, duke kërcënuar se nëse nuk do ta bëjë as këtë vit, do të heqë dorë fare.

“Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”, ka thënë Armina duke qeshur, ku më tej Dalina është shprehur se nëse nuk e bën ajo do t’ia organizojnë ceremoninë në emision.

Kujtojmë se blogerja vazhdimisht është përfolur për dasmën e saj, e cila derimë tani nuk ka ndodhur.