Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona, si dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Një 20-vjeçar është vënë nën pranga pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi.

D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse, ndërsa u arrestua edhe shtetasi R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V., i cili ka mbetur i plagosur.

Njoftimi i plotë i policisë/ Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;

R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;
V. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.44 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel