Ditën e sotme do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve, pas ardhje së pas mbërritjes së vaksinave mbrëmë. 38400 doza të AstraZenecas do të jenë në disponim për mësuesit, që si fillim do nisë në Tiranë, në ambientet e  shkollës 4 Dëshmorët.

Mbrëmjen e djeshme, vaksinat mbërritën në aeroportin e Rinasit, pritur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kreu i qeverisë u shpreh se disa shkolla në të gjithë vendin do të kthehen në qendra vaksinimi që do të bëjnë dhe vaksinimi e mësuesve me dozat e vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Rama bëri gjithashtu të ditur se gjatë muajit prill do të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera nga AstraZeneca dhe 30 nga Pfizer.

Ndërkohë, ndryshe nga shumë vende europiane që kjo vaksinë është pezulluar, Rama ka vendosur që kjo të përdoren në çdo grupmoshë. Më herët shefja e ISHP-së, Silva Bino tha se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme te të gjitha moshat, jo vetëm mbi 65-vjeç. Studimet e kanë vërtetuar një gjë të tillë, shtoi Bino, për këtë arsye Italia dhe Gjermania janë tërhequr nga vendimi për të vaksinuar me AstraZenica vetëm mbi 65-vjeç dhe e kanë shtrirë atë në të gjithë popullsinë.