David Amess, 69-vjeçar, është therur disa herë më 15 tetor, në një kishë në Eseks, nga një njeri që ka qenë pjesë e takimit me votues, kanë thënë dëshmitarët dhe policia. Shefi policor për Eseks, Ben-Julian Harrington, ka thënë se Amess ka qenë “thjesht duke kryer detyrën e tij kur i është marrë jeta në mënyrë të tmerrshme”. Një burrë 25-vjeçar është ndaluar si i dyshuar për vrasje dhe i është marrë thika, është thënë në deklaratën e Policisë, pak pas incidentit.
Amess ka qenë ligjvënës nga viti 1983, ka qenë i martuar dhe baba i pesë fëmijëve. Ai është nderuar nga Mbretëresha britanike Elizabeta II më 2015 për shërbimin e tij, duke marrë titullin Sir David. Në Parlamentin britanik, flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë, ndërkohë që kanë lindur pyetje rreth sigurisë së ligjvënësve.