DVP Elbasan

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur më datë 15.07.2023, gjatë të cilit dyshohet se është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën 2 shtetas të shpallur në kërkim për këtë rast, E. Ç., 34 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” dhe H. M., 23 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që këta shtetas të procedohen në gjendje të lirë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. Ç., 28 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qenë e pranishme në këtë konflikt dhe nuk ka kallëzuar në Polici.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet me të cilët kanë qarkulluar shtetasit e përfshirë në konflikt.


Po nga këta specialistë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. R., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve S. K. dhe I. K. (babë e bir), për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, dyshohet se kanë dëmtuar me mjete të forta, 3 automjete të parkuara përpara banesës së pronarit të automjeteve.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit F. T., 44 vjeç, banues në Belsh, pasi dyshohet se ka trafikuar një mjeti bujqësor autokombajnë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në vendin e quajtur “Sara”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 8-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. T., 59 vjeç, pasi ka aksidentuar shtetasin K. K., 18 vjeç, banues në Prrenjas, këmbësor, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Previous articleAsgjësohen 810 bimë kanabis në Vaun e Dejës, arrestohet një prej kultivuesve.
Next articleShqiptari vret me sëpatë infermieren italiane