12 Dhjetor, 2020

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta .

Sekuestrohen 8 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, një automjet dhe 2 aparate celuar.

Vihen në pranga dy shtetas si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

E.A., 28 vjeç, dhe T.Ç., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskllëzim krimi”, shtetasit:

M.U., 31 vjeç, D.G., 20 vjeç dhe E.Rr., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në mjetin “Volkswagen” që qarkullonin këta shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kokainë, automjetin me të cilin qarkullonin dhe 2 aparate celuar.

Vijojnë hetimet për zbulimin dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale.