Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ka shprehur se policia rrugore i ka hequr atij lejen e drejtimit. Ai është shprehur se prej një muaji ai nuk ka patentë për shkak të një shkelje që ai i ka bërë në rregullat e qarkullimit rrugor.

Ndeu gjithashtu është shprehur se policia duhet të jetë tolerante në situata emergjente pasi të tilla raste na ndodhin të gjithëve por kryesore është mos të rrezikojmë jetët tona dhe të atyre që kemi përreth.

“Unë aktualisht s’kam patentën për shembull. Para një muaji ma kanë hequr, për shkelje në trafik”, tha Ndreu në emisionin “Aldo Morngin Show” duke theksuar se “shkelja ishte përtej limitit të tolerancës”.

“Marzhi i tolerancës është zbatuar gjithmonë është e vërteta, nuk është se ka pasur vendime arbitrare. Ndonjë tek-tuk, ka dhënë edhe masa ekstreme në këto raste, por në përgjithësi, policia i zbaton, nëse ke të bësh me një të sëmurë apo situatë emergjence, Marzhi i tolerancës ka ekzistuar gjithmonë, por kjo nuk do të thotë se të duhet të rrezikosh seriozisht njerëzit që ke në makinë apo njerëzit e tjerë përreth. Është e natyrshme, na ndodh të gjithëve që të jemi realist. Në një moment të caktuar ne të gjithë mund të bëhemi subjekt i një shkelje të tillë”, u shpreh Ndreu.