Usama Gashi, i riu i cili u identifikua si një nga autorët e sulmit të kancelarit të Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi është një emër i njohur për autoritetet e policisë.(burimi Panorama)

Njoftimi DVP Elbasan

Elbasan

Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej bashkëpuntorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, indentifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.