Një aksion masiv i policisë është duke u zhvilluar në disa qytete të vendit, përfshi dhe Tiranën, për e disa emrave të njohur të botës së krimit, pas urdhërarresteve të firmosura nga Prokuroria Speciale.

Mësohet se një operacion për kapjen e Ervis Martinajt është zhvilluar në Tiranë, te zona e Liqenit të Thatë dhe te Stadiumi Dinamo, por blutë nuk kanë arritur të arrestojnë Martinajn.

Sipas “AbcNews”, gjatë kontrolleve në hotelin e Ervis Martinajt janë gjetur gjithashtu maska dhe sende të tjera të dyshuara që përdoreshin në ngjarje kriminale.

Deri tani raportohet se është arrestuar vetëm Fatos Gosa, i akuzuar si kreu i bandës së Peqinit, dhe avokati A.B, i njohur si avokati i bandave kriminale, i cili kishte urdhëruar shpërthimin me eksploziv të makinës së ish-bashkëshortes së tij.

Janë 32 urdhër arreste të lëshuara nga Prokuroria Speciale për emra të njohur si Ervis Martinaj, Suel Çela dhe Sokol Bajraktari, i cili ndodhet tashmë në burg. Ndërkohë, mësohet se në rrjetë kanë rënë disa bashkëpunëtorët e tyre si edhe punonjës policie që dyshohet se i kanë shërbyer grupeve kriminale në zona të ndryshme të vendit.