Nga : Erion Murataj

Eksperimentet kanë faktuar se amoraliteti politik është shumicë. Por… !
Ka faktuar po ashtu se një 5% është i neveritur .
Në turrën e masës ku reklamohet shitja e nderit, moralit të familjes vetëm për ofiqe, nuk ka çkërkohet më, ata janë kthyer në shoqatë shumëngjyrëshe ku fundshpina është bërë trofeu i shefave .

E në këtë pikturë ka nga ata që nuk pranojnë të jenë kornizë e kësaj fëlliqësie shoqërore për të cilën propaganda po investohet maksimalisht për të thyer çdo kënd që neveritet .
Pleqt pervers të 32 viteve tranzicion impotencën e tyre e kultivojnë tek çunat që lyejnë duart me krem dhe se kanë problem me kë e kanë pasardhësin, mjafton që në gjëndjen civile ta kenë një të tillë.

Ky ordinerizëm kultivohet të xixëllonjat që dhe pse nëna e babai ka investuar e sakrifikuar, qëndrimi në dy gjunjë përpara “shefit” i duket rruge shpëtimi për të mos u kthyer tek parafabrikati i ngushtë apo fshati ku gjaku e mundi i prindërve i rriti.

E megjithatë ka një pakicë që nderi dhe pse në parafabrikat apo fshat u peshon më shumë se tangat që janë kthyer në trofeun për tu lënë apo zënë në zyra .
Fakti që gati 50% e shqiptarëve nuk bëhet pis ti besojë me votë këtij peisazhi të fëlliqur, jep shpresë .
Shpresë se duke qëndruar e folur , shpresë se duke ua përplasur në fytyrë amoralitetin e fëlliqur 95% -shit që shet gjithçka për ofiqe, të rinjtë do ta marrin si sfidë dhe do ta kthejnë në kauzë beteje moralin e dinjitetin .

Politika nuk është e pisët , politika është bërë pis nga llumi kapilar që propaganda injektoi kudo.
Politika nuk është haremi i pleqve impotent që propagandojnë pa mundesinë e të rinjve për karrierë nëse nuk hyjnë në harem.
Politika është një luftë ku të rinjtë me nder e moral sot duhet të përballen duke u rreshtuar krah njëri-tjetrit për ta fituar luftën me shoqatën shumëngjyrëshe nëse duan të jenë të sigurt se i kujt është pasardhësi i tyre .
Politika është sot sfida e të rinjve, atyre që u rritën me frymën e sakrificës dhe mençurisë se gjyshërve , atyre që panë të rrjedhi djersa dhe loti i prindërve kur nuk u bën sahanlëpirësit e amoralitetit .

Politika është sfida e të rinjve për të marrë hak për çdo vuajtje të familjes .
Politika është sfida e të rinjve nëse duan një të nesërme me kujtesë historike e jo një bordellhane politike .
Politika është sfida e re e të rinjve për suksesin e shoqërisë.
E ardhmja është e jotja, nëse je i ri merre atë në dorë sot nëse nuk do të të përdhosin çdo parim nesër …