Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të bëra nga pasardhësi i tij Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme rreth Portit të Durrësit. Ndërsa e cilëson ish-kryeministrin thjesht si “non grata” pa i përmendur emrin, Basha thotë se Berisha bën deklarata të pavërteta sa herë që do të fshehë diçka.

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë. E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.”