Pas disfatës së mbrëmshme të pësuar nga Milani, me rezultatin 0-3 në stadiumin “Allianz”, Andrea Pirlo është një hap larg shkarkimit nga detyra e trajnerit tek skuadra e “Zonjës së Vjetër”.
Sipas “SportMediaset”, Juventusi ka gati zëvendësuesin e teknikut italian i cili është zëvendësi i tij, Igor Tudor, i cili pritet të drejtojë bardhezinjtë në katër sfidat e ardhshme, tre në kampionat dhe një në finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantës.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/05/pirloooo-602x405.jpg)
Sipas medias italiane Tudor është një emër provizor dhe për sezonin e ardhshëm drejtuesit bardhezi do të tentojnë rikthimin e Masimiliano Alegrit apo edhe Zinedin Zidanin në pankinën e saj.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)