Njoftim i Plotë nga bashkia e Durrësit:

Në lidhje me protestën e disa banorëve për pallatin e tyre nr.21 në lagjen 7, Bashkia e Durrësit sqaron se pallati i tyre është shembur dhe do të rindërtohet nga e para në të njëjtin vend. Ashtu siç kemi sqaruar banorët e pallatit i bëjmë me dije edhe të gjithë opinionit publik se i gjithë procesi që po kryhet nga FSHZH është në fazën e garës për përzgjedhjen e firmës fituese e më pas do të fillojë puna për rindërtimin e pallatit ku këta banorë do të përfitojnë apartamente të reja më të forta e më të sigurta se ato që kishin përpara tërmetit. Gjithashtu banorët e këtij pallati kanë marrë bonus qeraje dhe do të vazhdojnë ta përfitojnë këtë bonus derisa të hyjnë në banesat e tyre të reja.