Prej 3 ditësh banorët në Papër të Elbasanit vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak është bërë djegija e transformatorit i dyti i djegur në pak ditë në këtë zonë. Banorëve u është thënë nga OSHE të bëjnë durim, deri sa të vijë një i ri nga Tirana, por duket se dhe durimi i banorëve ka një kufi. Ata ankohen se pa drita dhe ujë po jetojnë si në mesjetë. Mbrëmjet janë kthyer në terr të vërtetë ndërsa si pasojë e mungesës së energjisë elektrike pajisjet elektroshtëpiake nuk janë në punë, vecanërisht frigoriferat. Fëmijë, të moshuar dhe të sëmurë janë të detyruar që këto ditë dimri ti kalojnë në kushte vërtetë të vështira.

Një banor i lagjes “Damba 1” në Papër, ankohet se lagjja ku ai jeton, prej tre ditësh jeton pa furnizim me energji elektrike dhe pa ujë.

Mesazhi i Banorit: “Përshëndetje! Prej 3 ditësh në lagjen “Damba 1” në Papër të Elbasanit, mbi 25 familje jetojnë pa energji elektrike. Këtu është djegur një transformator pak kohë më parë dhe vendosën të ri, mirëpo sërish dispiçeria e Elbasanit na thonë se ju është djegur sërish transformatori dhe prisni se do ju vijë një i ri nga Tirana. Po ne jemi me fëmijë, me prindërit të moshuar, si mund të jetojmë si në mesjetë? Ju lutem publikojeni! – shprehet banori