Premtonte certifikatë pronësie kundrejt 3 mijë eurove GJKKO, jep vendimin për shoferin e MD-së.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, e përbërë prej gjyqtarëve: Flora Hajredinaj, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, përfundoi gjykimin në seancë gjyqësore të kërkesës penale nr.63 regjistri themeltar, datë regjistrimi 18.1.2023 vendosi deklarimin fajtor të pandehurit Laert Pasha për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dënohet me 3 vjet burg.

Të njëjtën gjë edhe për shtetasin Saimir Braho.

Deklarohet fajtor Hamza Tola për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me dënimin e 2 vjet e 3 muaj.

Gjithashtu Deklarohet fajtor Jorgo Kreku për të njëjtën vepër penale, me 6 muaj burgim.

Kastriot Kreku dënohet fajtor me veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, merr dënim me 8 muaj burgim.